Standard.al

Të rinjtë e PD përballë të vjetërve, mbi 5 mijë kandidatë do të kalojnë në sitën e Komisionit të Vlerësimit

0

Më shumë se 5 mijë emra kanë propozuar degët e PD në garën e parë për kandidat për deputet. Një pjesë e madhe mësohet se janë emra krejtësisht të rinj për politikën, të cilët pas komisionit të vlerësimit do të përballen me votimin një anëtar një votë

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve i ngritur pranë Partisë Demokratike, ka në tryezë një punë voluminoze e cila duhet të përmbyllet deri me 15 shtator.

Janë më shumë se 5 mijë emra që duhet të kalojnë në filtër, mes tyre dhe shumë figura të reja të cilat vijnë si propozime nga degët por që nuk kanë mbajtur më herët pozicione politike në selinë blu.

Tirana si qarku me i madh ka dhe një numër të lartë propozimesh, këtu emrat më të kërkuar në grup seksione janë zëra të fortë opozitar si ish-deputetja Jorida Tabaku, ish deputetes Oriola Pampurit apo i Grida Dumës.

Gjthashtu emra të propozuar më së shumti janë Halim Kosova, Belind Këlliçi, apo i Flamur Hoxhës, pa lënë mënjanë edhe emra të figurave të tjera potlike të Partisë Demokratike.

Në Tiranë ka pasur propozime dhe për emra jashtë poltikës, si ai i shkrimtres Flutura Açka, studiesit Aurel Plasari apo futbollistit të tiranës, Gentian Muça.

Edhe në Durrës krahas emrave të figurave të njohura potlike te cilët janë propozuar thuajse në çdo seksion, ka  pasur propozime për ish-figura të njohura në këtë forcë politike apo për emra jashtë saj.

Në disa grup seksione është propozuar ish-minsitri Gazmend Oketa, publicisti Agim Baçi, apo futbollisti Andi Lila. Edhe shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti është propozuar në Durrës por dhe në qarqe të tjera.

Në Fier më i kërkuari nga anëtarët mbetet emri i ish-deputetit Enekeljed Alibeaj dhe ai i Luan Baçit, ndërsa emër i ri është ai i mjekut dhe drejtuesit të departamentit të shëndetësisë Gazmend Koduzi.

Demokratët e Shkodrës, një qark i madh, kanë sjellë në qendër më shumë se 100 emra. Kritikja e fortë e Bashës, ish-kryetarja e Kuvendit  Jozefina Topalli mbetet një nga emrat e fortë.

Gjithashtu mbështetje i është dhënë  ish deputetit Helidon Bushatit.

Por edhe emra të rinj si Blendi Gjylbegu apo nëkryetaren e përgjithshme të forumit rinor, Benardeta Sykun.

Në Elbasan krahas emrave fitues në listën e 2017, të  ish-deputëtevë Edmond Spaho, Luçiano Boçi apo Endri Hasës, janë propozuar  emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa Aurel Bylykbashi shihet si emër për të drejtuar bashkinë.

Demokratët e Vlorës kan rikthyer Bujar Leskajn, i cili muaj më parë la detyrën e kryetarit të kontrollit të lartë të shtetit, ndërsa në  grupseksionet ku pjesë ka anëatarë të komunitetit çam, propozhet ish deputeti Dashamir Tahiri.

Në Dibër ish-deputetja Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku  kanë marrë një numër të lartë propozimesh, në Kukës janë propozuar sërish Flamur Noka dhe Isuf Çela.

Propozimet më të shumta në qarkun e Lezhës kanë qenë për ish-kreun e Bashkisë Fran Frrokaj.  Demokratët e Gjirokastrës krahas ish-deputetëve të listës së vitit 2017,  kanë propzuar  ish-këshilltarin e presidentit Bujar  Nishani, Ylli Asllani.

Ne Korçë propozimet më së shumti janë fokusuar tek emrat e lsitës së 2017, ndërsa disa demorkatë të Devollit kërkojnë rikthimin e Ridvan Bodes, i cili  aktualisht është anëtarë i mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë./Oranews.tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.