Standard.al

Rriten shifrat e Covid-19/ Shkon mbi 100 mijë numri i viktimave në Brazil

0

Brazili është një ndër vendet më të goditura nga pandemia, ku ditë pas dite shënohet një bilanc i frikshëm i rasteve të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave vijon të mbetet i lartë.

Ditën e sotme Brazili ka tejkaluar më shumë se 100 mijë vdekje nga Covid-19, ndërsa numri i të infektuarëve ka shkuar mbi tre milionë.

Pavarësisht kësaj rritje të ndjeshme të bilancit, situata e Covid-19, duket se nuk është ende drejt lehtësimit në Brazil.

Covid-19 vrāu 50,000 njerëz në tre muaj, por numri është dyfishuar brenda 50 ditëve. Deri më tani ka pasur më shumë se tre milionë raste të konfirmuara.

Ndërkohë ekspertët janë ankuar për mungesë të një plani të koordinuar nga qeveria Bolsonaro pasi autoritetet lokale tani po përqendrohen në rifillimin e ekonomisë, e cila ka të ngjarë të nxisë përhapjen e virusit.

Por Presidenti Bolsonaro, i cili e ka quajtur Covid-19 një “grip të vogël”, është kritikuar nga shumë zyrtarë sa i përket përgjigjes së tij ndaj pandemisë, ndërsa tha se sëmundja shërohet falë ilaçit anti-malarial.

Nuk dihet nëse kjo situatë do të vijojë edhe për shumë kohë, por Brazili deri më tani zë vendin e dytë në botë sa i përket listës së shteteve më të goditura nga pandemia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.