Ndarja e vendit në 4 rajone/ Caka ndan opinionin e Kreut të Shoqatës së Bashkive: Pushtetit lokal vihet në kontroll të hollësishëm nga qeveria

0
92

Ish deputetja e LSI Silva Caka, ka ndare ne nje psotim ne Facebook opinion e Kreut të Shoqatës së Bashkive Z. Agron Haxhimali, i cili eshte shprehur kunder nismes se qeverise per ndarjen e vendit ne 4 rajone.

Postimi i plote:

Ligji antikushtetues ”Për zhvillim rajonal dhe kohezion” është kundërshtuar me forcë edhe nga Kreu i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Z. Agron Haxhimali, i cili ka dhënë argumente bindëse se pse ky ligj nuk duhej miratuar.

Mirëpo verbëria që i shkakton etja për pushtet dhe para, e bën Edi Ramën që të mos marrë në konsideratë asnjë vërejtje nga profesionistët.

Ju ftoj të lexoni më poshtë opinionin e Z. Haxhimali:

Të nderuar kolegë,
Së pari më lejoni t’ju falenderoj që ndani me ne këtë propjekt ligj mbi zhvillimin rajonal dhe kohezionin.
Së dyti, theksoj se referuar ekperiencës së gjatë në qeverisjen vendore, reformimin dhe decentralizimin e saj, jemi perpjekur të sjellim komente dhe rekomandime mbi këtë projektligj, të cilat do ti gjeni më poshtë të përmbledhura, si dhe të detajuara në nene të veçanta.

Në gjykimin tonë, projektligji ka përcaktuar “Marrëdhënien midis nivelit të dytë të qeverisjes vendore dhe niveleve të larta të qeverisjes” dhe kjo nuk është në thelb diçka pozitive dhe nuk i shkon parimeve të decentralizimit të pushtetit vendor, demokracisë lokale dhe përfaqësuese.

Gjithashtu, sipas këtij projektligji, në “Marrëdhënien midis nivelit të dytë të qeverisjes vendore dhe bashkive”, këto të fundit prezantohen me përfaqësim në borde, çka është një pozitë shumë e dobët e të zgjedhurve vendorë në agjensi qeveritare të dominuara dhe me peshë të fortë qendrore.

Projektligji nuk përcakton qartë tipologjinë e nivelit të dytë të qeverisjes vendore, por thjesht duket qartë si një marrëdhënie vertikale e pushtetit me të emëruarit e saj në këto 4 agjensi rajonale dhe zinxhirin e tij administrativ.

Megjithë propozimet për “përfshirje” të nivelit të parë të qeverisjes vendore ajo që bie në sy është koncepti “Kapacitetet e forta fiskale dhe politiko-administrative” të kontrolluar nga qeveria. Kjo është ndoshta ana e errët ku pushtetit lokal vihet më shumë në kontroll të hollësishëm nga qeveria qendrore.

Kjo do të thotë se hapësira për vendimarrje me përfaqësim, demokracisë dhe decentralizimit janë ende larg nga Karta Evropiane e Vetqeverisjes Vendore e Këshillit të Evropës, bazuar në parimin e subsidaritetit dhe vendim-marrjes qytetare.

Në projektligj është vështirë të kuptohet se cilit model reformimi të nivelit të dyte i referoheni ju; reformë territoriale, reformë funksionale, reforme demokratike apo reformë multi dimensionale.
Ky koncept duhet të jetë i qartë plotësisht.
Fakti që niveli i parë i qeverisjes vendore por edhe 12 qarqet aktuale demostrojnë shkallë të dobëta të kapacitetit lokal – pra një sistem jo shumë i zhvilluar, gjithsesi kjo nuk justifikon aspak krijimin e agjensive /autoriteteve menaxhuese në 4 rajone.

Zgjidhje do të ishte një reformë e plote dhe e thellë për nivelin e parë dhe të dytë, sa i përket territorit dhe funksioneve administrative.

Shume arbitrar është fakti se për ndarjen në 4 rajone të Shqipërisë nuk thuhet se cili do jetë kompozimi territorial -administrativ për secilin nga 4 rajonet.

Ndarje e tillë e vendit, mendojmë se duhet të kalojë nga një proces i gjatë analizash, proces me përfshirje dhe konsultim dhe shumë konsensual horizontalisht dhe vertikalisht.
Ideale do ishte referendumi për reforma të tilla në nivele të pushtetit vendor.

Marrëdhëniet ndërqeveritare (qendrore-lokale) kanë akoma një ndikim politik, dhe ky projektligj nuk kontribon në zgjidhjen e këtij problemi, sikundër nuk kontribuon edhe në shërbime me shumë dhe më cilësore për qytetarët dhe prezanton një mekanizëm shumë burokratik vertikal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here