Standard.al

Digjen transformatorët në Kukës, njoftimi i OSHEE: Po punojmë për kthimin e energjisë elektrike

0

Dy transformatorë janë djegur në Kukës, duke bërë që energjia elektrike të mungojë për pak caste në qytetin verior.

OSHEE njofton se është duke punuar për të rregulluar avaritë dhe për të kthyer sa më shpejt të jetë e mundur energjinë.

Njoftimi i OSHEE-së:

Pershendetje/ Njoftim për abonentët #Kukës

Si pasojë e motit të keq, me shkarkesa elektrike, mbrëmjen e djeshme u dogjën transformatorët në dy kabina që furnizojnë me energji dy lagje në qytetin e Kukësit, lagjia “Gostil 2” dhe “Lagjia e re”.

Grupet e avarisë ndërhynë menjëherë për shuarjen e zjarrit dhe sot po punohet për montimin e 2 transformatorëve të rinj dhe vënien në punë të tyre me qëllim rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.