Standard.al

Bilanc i zi: 6 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se përveç skulptorit të njohur Arben Bajo, kanë ndërruar jetë edhe pesë persona të tjerë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 136 raste të reja.

“Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53-vjeçar nga Tirana.

Gjithashtu në dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61-vjeçar nga Tirana, një 62-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 87-vjeçare nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve,” deklaroi MSH.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.