Standard.al

Si do të gjurmohen llogaritë bankare të biznesmenëve jashtë Shqipërisë

0

Të gjitha llogaritë bankare të shtetasve që janë rezidentë në një vend të huaj, por ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, do të raportohen në administratën tatimore, me qëllim verifikimin nëse ka shmangie të pagesës së detyrimeve apo evazion fiskal.

Dispozitat zbatuese të ligjit “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe përcaktohet se të gjitha llogaritë e raportueshme do të bëhen prezente për një listë prej 82 shtetesh, në bazë të kërkesës së secilit prej tyre. Këtë praktikë e aplikojnë 130 vende dhe Shqipëria është e para në rajon që po përfshihet në këtë sistem.

Qëllimi kryesor do të jetë evidentimi i kompanive offshore. Objekt i raportimit nga institucionet financiare tek administrata tatimore, do të jenë llogaritë bankare të hapura nga 1 Janari 2019 dhe në vijim dhe informacioni që do t’i vijë Shqipërisë do të jetë automatik. Çdo institucion financiar raporton në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, informacionin mbi llogaritë e raportueshme vjetore, brenda datës 30 maj të vitit vijues. Ligji parashikon masa administrative në rast se nuk zbatohen afatet e vendosura. Ndërkaq, institucionet financiare në zbatim të ligjit i cili ka hyrë në fuqi pak muaj më parë, kanë marrjen e informacionit tatimor për klientët duke iu kërkuar të plotësojnë një formular të posaçëm.

Më pas ky informacion, i cili u vihet në disipozicion tatimeve, shkëmbehet me vendet e tjera nëpërmjet sistemit CTS. Ky sistem, i cili aksesohet kundrejt një tarife vjetore, do të mundësojë transmetimin/pranimin e mesazheve dhe të integrimin me sistemet e autoriteteve të tjera tatimor. Çdo institucion financiar raportues ka si detyrim ligjor informacion të detajuar në lidhje me secilën llogari të raportueshme  si emrin, adresën, juridiksionin e rezidencës, datën dhe vendin e lindjes (në rastin e një individi) të secilit person të raportueshëm që është mbajtës i llogarisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.