Rrëfehet moderatori shqiptar: E fitova betejën me Covid-19, nuk ishte aspak e lehtë

0
130

Bledi Strakosha, përmes një mesazhi të shkurtër në profilin e tij në rrjetet sociale, thotë se ka fituar betejen jo te lehte me covid-19.

”Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra. Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën por edhe ne duhet të bëjmë tonën”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here