Standard.al

Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Jorgji Gjinari/ Meta: Humbje e pazëvendësueshme, do të kujtohet përherë me mirënjohje

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nepermjet nje shkrimi ne Facebook, i ka shprehur ngushellimet familjareve te Prof. Dr. Jorgji Gjinari (1931–2020), gjuhëtarit dhe dialektologut të shquar.

Postimi i plote:

Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, i cili gjithë jetën ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, duke ndërmarrë një varg ekspeditash nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës, një ndër elementët më përbashkues të shqiptarëve kudo ndodhen.
Prof. Dr. Gjinari do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”.
Ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjinari, bashkëpunëtorëve e kolegëve të tij, në veçanti komunitetit të gjuhëtarëve, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme! 🇦🇱

 

Fotografia e Ilir Meta

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.