Standard.al

Merr flakë makina në një zonë të populluar në Fier, frikë tek qytetarët, zjarri dëmton dhe 3 mjete të tjera

0

Një automjet tip “Audi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme duke shkaktuar panik tek qytetarët.

‘Ballkan web’ raporton se ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar në lagjen “Apolonia” në Fier, teksa drejtuesi i makinës sapo kishte zbritur kur mjeti që mësohet se ishte me sistem benzinë-gaz shpërtheu në flakë. Tre makina të tjera kanë mbetur të dëmtuara nga flakët pasi ishin parkuar pranë mjetit që u dogj.

Në vend kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në makinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.