Korrespondenti i “Daily Herald” në Jeruzalem më 1939: Flitet se Mbreti Zog do të ngjitet në frontin e Sirisë!

0
844

“L’Œuvre” ka botuar, të dielën e 14 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim sensacional në lidhje me ngjitjen e mbretit Zog në fronin e Sirisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image

“Gazeta britanike Daily Herald boton një artikull kurioz të korrespondentit të saj në Jeruzalem.

Mbreti Zog, tha ai, do të ngjitet në fronin e Sirisë.

Sidoqoftë, shton kolegu ynë, konkurenca është e madhe, dy ose tre princa, dhe në veçanti Abdul Medjid (Abdyl Mexhiti), nipi i ish-mbretit Hussein (Hysen) të Hedjaz-it dhe emiri Zeid, djali i Hussein-it (Hysenit) janë në radhë.

Thuhet se Abdul Medjid përkrahet nga qeveritë franceze dhe turke.

Gjithsesi, ne i botojmë këto informacione të bujshme me të gjitha rezervat.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here