Komandanti i shkarkuar i Forcave Detare kundërshton Olta Xhaçkën: Anija ushtarake u lëviz me leje nga Ministria

0
104

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv. komandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari, që është shkarkuar nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Por në një prononcim për Report Tv Meçollari ka thene se kjo ceremoni është mbajtur me miratim të një titullari në ministri, dhe jo të tijën.

“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo timen. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare“, tha Meçollari për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here