Standard.al

Bie në kontakt me energjinë elektrike, dërgohet me urgjencë drejt spitalit punonjësi i kompanisë së internetit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një 40-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se shtetasi me inicialet E.B ka qenë punonjës i një kompanie interneti, ndërkohë që është dërguar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë lidhur me ngjarjen:

Më datë 08.08.2020, rreth orës 11:00, tek varrezat e Sharres, duke bërë një lidhje të internetit ka rënë në kontakt me energjine elektrike shtetasi E.B., rreth 40 vjeç, punonjës i një kompanie interneti, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.