“Xhandarmëria serbe do të destabilizojë Kosovën”, denoncimi i pronarit të restorantit: Kaluan përmes lokalit tim

0
91

Banorët e fshatit Karavecë në Kamenicë të Kosovës, janë shprehur shumë të shqetësuar, për faktin se në parkingun e një restoranti në këtë fshat, janë parë duke kaluar forca të xhandarmërisë serbe.

Pronari i restorantit Adhurim Krasniqi tha se policët serbë janë parë teksa ecin 1 kilometër në brendësi të territorit të Kosovës. Vetë Krasniqi ka publikuar pamjet e momentit ku përmes restorantit të tij ecin milicët serbë.

Postimi i Adhurim Krasniqit:

Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.

Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona.

Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe.

Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here