Varaku: Pa plotësuar 15 kushtet nuk ka negociata, BE kështu i largon qeveritë e korruptuara

0
139

Shqipëria nuk ka asnjë shans të hapë negociatat pa plotësuar 15 kushtet e vendosura nga BE.

Sipas analistit, Redi Varaku, pavarësisht se ka një përpjekje për të mbuluar qëndrimin e vërtetë të Perëndimit ndaj qeverisë Rama, situata është e qartë: Pa përmbushur detyrat, integrimi bllokohet.

Varaku: Ka një përpjekje për të spekuluar lidhur me këtë, por e vërteta është se jemi përballë 15 kushteve që nëse nuk plotësohen nuk kemi negociata. Kam vërë re që riciklohen shprehje të shumë personaliteteve që janë periferike sot qoftë në BE, qoftë në SHBA. Situata është e qartë, janë 15 kushte, nëse nuk realizohen bllokohet integrimi.

Në gjykimin e tij, ky është presioni dhe kjo është mënyra që BE përdor për të larguar qeveritë e korruptuara, pasi nuk do të vijë me ushtri për të pushtuar Shqipërinë dhe për të vendosur aty qeverinë që do populli.

Kushti i parë i kësaj liste është marrëveshja për reformën zgjedhore e cila u miratua në parlament dhe u shkel një javë më pas në seancën e fundit.

Varaku: As një shans nuk ka më të hapen negociatat përsa kohë shohim që SPAK merret me televizionet dhe nuk merret me një nga kushtet kryesore të BE që është dosja 339 dhe 184. Nisi një valë arrestimesh e turpshme, shumë poshtëruese. Nuk ka asnjë shans, shqiptarëve do tu mbetet të përballen vetë në prill me këtë kryeministër për mbrojtjen e demokracisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here