Spahiu: Bizsneseve u shtohet halli i mos rimbursimit të TVSH që Rilindja e ka çuar me “sukses” në 95 milion euro kur ka qënë nën 10 milion euro

0
91

Nga Perparim Spahiu

 

Nuk mjaftojnë taksa e tatime të larta, nuk mjafton as represioni dhe gjobat ndaj biznesit, nuk mjafton konkurueshmëria e pandershme e as klima e rëndë e të bërit biznes.

Halleve të biznesit i shtohet dhe mos rimbursimi i TVSH që Rilindja e ka çuar me “sukses” në 95 milion euro kur historikisht ka qënë nën 10 milion euro.

Të mos rimbursosh TVSH do të thotë ti mbash paratë e veta bizneseve, do të thotë shtim i panevojshëm i kostove për ta, pa përmendur sjelljen korruptive të tatimorëve, ku bizneseve ju kërkohet edhe më shumë se 20% e shumës.

Të bërit biznes në Shqipëri është në ditët më të vështira.

Lehtësimi fiskal, ndryshimi i klimës së të bërit biznes, konkurueshmëria e ndershme, marrëdhënia miqsore me biznesin si kontributori kryesor i të ardhurave janë domosdoshmëri të ndryshimit që po vjen në zgjedhjet e ardhëshme.

Rimbursimi i TVSH duhet të jetë me ligj dhe ashtu siç bizneset penalizohen në rast mospagese të tatimeve dhe qeveria duhet t’ju detyrohet atyre për çdo vonesë.

Ky quhet reciprocitet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here