Pipero e thotë hapur: Shifrat e MSH nuk janë reale, të infektuar me covid-19 janë 2-3 herë më shumë

0
116

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero i ftuar në studion e “ABC News” foli per gjendjen aktuale te koronavirusit në vend dhe gjendjen në spitale.

Pipero u shpreh se te infektuar se paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot.

Pjesë nga biseda në studio:

Sot janë 2735 persona aktiv në Shqipëri dhe 112 pacientë që e kanë çuar infeksionin në një shkallë tjetër. 2613 persona janë në shtëpi. Kush i trajton?

Pipero: Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën.

“Nxitimi për të dhënë antibiotik pa pasur klinik është i gabuar. Dua të them që mjeku i familjes është trajnuar jo vetëm nga Urgjenca Kombëtare, por edhe nga ne. Janë bërë disa trajnime dhe di të them se i kemi trajnuar dhe ky është një nga avantazhet që ka mjeku i familjes në përballjen me COVID-19. Nuk duhet të nxitohemi, skema për tu përdorur ndryshon sipas fazave të sëmundjes. Ata që kanë nevojë për trajtim u kemi dhënë skema të duhura. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje komunikohet me 127″, u shpreh mjeku infeksionist.

Sakaq Pipero theksoi se prej rreth 4 apo 5 muaj spitali i sëmundje Infektive ka një ngarkesë shumë më të madhe dhe se stafi mjekësor është me të vërtetë i lodhur. Por pavarësisht kësaj shtoi ai, do vijojë puna për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa u bëri apel që të sensibilizohen sa i përket mbajtjes së maskës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here