Panariti: Çfarë ka më shumë se ne ai që na shtyp dhe na sundon?

0
155

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka përkujtuar disa thënie të një filozofi frëng lidhur me qeverisjen.

Panariti shkruan se qytetarët janë nënshtruar me vullnetin e tij, pasi askush nuk mund të ketë fuqi që të shtypë dhe sundojë, vetëm në rast se populli ia jep vetë atë.

Postimi i plotë

Çfarë ka më shumë se ne ai që na shtyp dhe na sundon?

Përgjigjen e jep gjykatësi dhe filozofi frëng de la Boetie në veprën e tij ” Dialog mbi nënshtrimin e vullnetshëm”, shkruar në shekullin e 16-të.

“Ai që ju shtyp dhe sundon ashtu si të gjithë ne ka vetëm dy sy, dy krahë, dy këmbë dhe vetëm një trup! Pra asgjë më tepër se sa fuqia që ju i besoni atij për t’iu shkatërruar”.

Pyetjet që shtrohen:

Ku i gjen ai të gjithë ata sy për t’ju përgjuar, përndjekur dhe spiunuar, nëse ato nuk ja jepni ju?

Ku i gjen ai gjithë ato krahë për t’iu rrahur dhe lidhur nëse nuk i merr nga ju?

Ku i gjen ai ato këmbë me të cilat shkel dhe degradon qytetet tona nëse nuk ja jepni ju?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here