Ndahet nga jeta gjenerali amerikan, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i dy presidentëve, arkitekt i Luftës së Gjirit

0
122

Brent Scowcroft, gjenerali pragmatik me tre yje i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare për presidentët republikanë Gerald Ford dhe George H.W. Bush dhe më vonë kritikoi politikat e luftës të Presidentit George W.Bush për Irakun, vdiq të enjten. Ai ishte 95 vjeç.

Scowcroft, anëtar i komisionit presidencial që hetoi skandalin më të madh të presidencës së Ronald Reaganit dhe arkitekt i Luftës së Gjirit të vitit 1991 nën Presidentin George H.W. Bush, vdiq nga shkaqe natyrore, sipas një deklarate të bërë të premten nga një zëdhënës i familjes Bush.

Scowcroft arriti gradën e gjenerallejtënantit të Forcave Ajrore gjatë një karriere ushtarake 29-vjeçare dhe për dekada me radhë ishte një zë me ndikim në sigurinë kombëtare të SHBA. Ai ishte një internacionalist i kujdesshëm (ai e quante veten realist), mjaft i afërt në pikëpamje me ish-Sekretarin e Shtetit Henry Kissinger.

Scowcroft shërbeu si ndihmës kryesor i presidentit republikan Richard Nixon gjatë një kohe kur Shtetet e Bashkuara po kërkonin të dilnin nga Lufta e Vietnamit; më pas u bë këshilltar i sigurisë kombëtare në presidencën Ford nga viti 1975 deri në 1977 dhe pastaj i presidentit George H.W. Bush nga 1989 deri në 1993.

“Ai është thjesht i mrekullueshëm dhe kurrë nuk kërkon merita”, thoshte presidenti Bush i vjetër për Scowcroftin, pas fitores në Luftën e Gjirit në mars 1991.

Scowcroft, njeri fjalëpak dhe me gjeste tipike prej një perëndimori inteligjent, mbeti mjaft i lidhur me Presidentin George H.W. Bush dhe shkroi një libër me të në vitin 1998. Por ai nuk e miratoi qasjen “e njëanshme” të djalit të tij, Presidentit George W.Bush në çështjet botërore.

Scowcroft ishte këshilltar kryesor i presidentit gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991, në të cilën forcat amerikane, së bashku me një koalicion aleatësh, dëbuan trupat irakiane që kishin pushtuar fqinjin e pasur me naftë, Kuvajtin në gusht të vitit 1990.

Presidenti Bush vendosi ta linte udhëheqësin irakian Saddam Hussein në Bagdat, pasi forcat e Irakut u tërhoqën shpejt nga Kuvajti. Dymbëdhjetë vjet më vonë, djali i presidentit Bush i vjetër urdhëroi pushtimin e Irakut që rrëzoi Saddamin dhe çoi në ekzekutimin e tij, por i detyroi trupat amerikane të bënin atje një luftë të përgjakshme nga viti 2003 deri në 2011.

Në një intervistë për televizionin PBS pesë vjet më vonë, Scowcroft e shpjegoi kështu vendimin e administratës Bush i parë për të mos dërguar forca amerikane në Bagdad në vitin 1991 për të rrëzuar Saddamin:

“Asnjëherë nuk ishte synimi ynë për të rrëzuar Saddam Huseinin. Sikur të ishim përpjekur ta bënim këtë, Bagdadi do të ishte akoma edhe sot i pushtuar nga ne. Kjo do ta kishte kthyer një sukses të madh në një humbje mjaft të madhe dhe të përgjakshme.”

Në vitin 2004, Scowcroft i quajti luftërat e Presidentit Bush i ri në Irak dhe Afganistan një “aventurë të dështuar” duke e fajësuar presidentin se ishte “magjepsur” nga kryeministri izraelit Ariel Sharon.

Në vitin 2005, Scowcroft tha se vazhdimi i pranisë amerikane në Irak po e zhyste Lindjen e Mesme në flakë. Ai ishte që operacioni i SHBA në Irak t’i dorëzohej NATO-s ose Kombeve të Bashkuara.

I lindur më 19 Mars 1925, në Ogden të shtetit Juta, Scowcroft u diplomua në Akademinë Ushtarake të SHBA në vitin 1947 dhe më vonë mori një doktoratë nga Universiteti Columbia për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Karriera e tij si pilot ushtarak mori fund në vitin 1949 kur avioni i tij P-51 Mustang u rrëzua në Nju Hamshër, duke e dëmtuar në shpinë.

Ai dhe laksione për historinë ruse në Akademinë West Point dhe drejtoi departamentin e shkencave politike të Akademisë së Forcave Ajrore, përpara se të niste punën në Pentagon në vitet 1960.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here