Lira turke në pikiatë, Banka Qendrore në gatishmëri

0
140

Lira turke vazhdon rënien e lirë. Kjo monedhë pësoi tjetër goditje historike sot në mëngjes kundrejt euros dhe dollarit. Aktualisht, një dollar shkëmbehet me 7,31 lira, ndërkohë që për të blerë një euro duhen 8,67 lira. Rënia e madhe e monedhës turke po shkakton alarme të forta në vend dhe po merr edhe vëmendjen e medias lokale. Ndërmjet shqetësimeve kryesore të është zvogëlimi i rezervave në valutë, veçanërisht asaj në dollarë, e konsumuar muajt e fundit pikërisht për të frenuar kolapsin e monedhës.

Një takim urgjent u zhvillua dje në mbrëmje në Stamboll midis guvernatorit të Bankës Qendrore, Murat Uysal dhe drejtuesve të institucioneve të kreditit për të studiuar strategjitë e stabilizimit të lirës.

Banka Qendrore tha do të ishte e gatshme për ndërhyrje drastike në rast të rënies së mëtejshme të lirës gjatë ditëve të ardhshme.

Dy vjet më parë, Turqia përjetoi një situatë shumë serioze, gjithnjë gjatë muajit gusht, në atë rast në kontekstin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here