Standard.al

Gjunkshi “plas” bombën: Policia deshi ta fshehë drogën në Doganën e Bllatës, bosët po punojnë qetësisht

0

Ish-deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi, denoncon në ‘Facebook” se “bosët e drogës dhe të krimit punojnë qetësisht në trafikimin e lëndëve narkotike”.

Postimi i ish-deputetit:

Bosët e drogës dhe të krimit punojnë qetësisht në trafikimin e lëndëve narkotike!

Konfirmohen denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës që po gëlon në të gjitha anët nga deti e nga toka …!

Ditën e djeshme u kap në doganën e Bllatës një sasi prej 370 kg kanabisi, por edhe pse u konstatua në mëngjes u bë publike në darkë vetë pasi e bënë publike mediat.

Kuptohet pritën të bëhen të gjallë pronarët, se si gjithmonë shoferi do e pësonte !

Si gjithmonë policia “ndoshta” deshi ta fshehte ngjarjen apo të ulte kilogramët…

…ashtu siç fshehu parcelën me rreth 300 rrënjë kanabis që u gjet në zabelet (kodrat) e Staravecit!

…ashtu siç po lejojnë parcelat në malet e Selishtës .

…ashtu siç po fshehin parcelat përgjatë luginës së Drinit nga Luznia , Çetushi , Muhurri, Fushë Alia e Zall Dardha.

A nuk duket kjo si një lojë që po e luajnë vetë drejtuesit e policisë ?
Që i lejojnë ta mbjellin, kujdesen ta korrin dhe pastaj kapin ato që duan vetë, pikërisht për tu hedhur hi syve Shqiptarëve !

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.