Djegia e fabrikës së këpucëve në Skrapar, Caka: Është fatalitet i madh ku papunësia është shumë e lartë…

0
109

Ish deputetja e LSI, Silva Caka permes nje postimi ne Facebook, ka reaguar mbi incidentin e ndodhur diten e djeshme ne Skrapar. “Ceshtja e papunësisë bëhet akoma më kritike, duke marrë në konsideratë edhe situatën shumë të rëndë të bizneseve për shkak të pandemisë”.

Postimi i plotë

Dje për shkak të një incidenti në rrjetin elektrik, u dogj e vetmja fabrikë në Skrapar, ajo e këpucëve.

Ky investim u realizua në Skrapar 6 vite më parë, falë bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe kjo fabrikë u kthye shumë shpejt në një mundësi reale për zhvillimin e ekonomisë së Skraparit dhe punësimin e qytetarëve, kryesisht të grave dhe vajzave.
Fabrika e këpucëve në Skrapar, ka patur një kapacitet prej 250 punonjësish.

Në një zonë si Skrapari, ku papunësia është shumë e lartë, shkatërrimi i kësaj Fabrike, është fatalitet i madh.

Duke marrë në konsideratë edhe situatën shumë të rëndë të bizneseve për shkak të pandemisë, çeshtja e papunësisë bëhet akoma më kritike.

Prandaj, për të shmangur rritjen e papunësisë dhe varfërisë në Skrapar, por edhe për të ndihmuar gratë dhe vajzat e punësuara në këtë Fabrikë, institucionet vendore e qendrore, duhet të bashkëpunojnë me administratorin e këtij investimi madhor dhe të bëjnë gjithçka të mundshme, për rimëkëmbjen e Fabrikës dhe rikthimin e saj në gjendje pune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here