Standard.al

Tritan Kalo: Këto janë tre “armët” e vetme për kufizimin e COVID-19

0

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku infeksionist, Tritan Kalo shkruan se nga koha e pandemisë së gripit spanjoll e deri në pandeminë e Covid-19, kemi mësuar se tre mënyrat për të kufizuar përhapjen janë, higjena, distancimi sociale, dhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura apo ku ka grumbullime.

Postimi i plotë

“KOHË KOVIDIANE…..VETËNDËRGJEGJËSIMI, arma më e efektëshme përballë kësaj “flame mbarëbotërore”…..Nga Pandemia e Gripit Spanjoll 1918-1920 e deri në Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19 më 2020 e në vijim, vetëm tre masa të vetëndërgjegjësimit janë treguar dhe po tregohen më të efëktëshme, për parandalimin e përhapjes së frikëshme të tyre dhe uljen e “dëmeve në jetët njerëzore”, që ato shkaktojnë:

1- HIGJENA personale dhe ajo kolektive, si dhe e mjediseve ku jetojmë dhe punojmë,

2- DISTANCIMI fizik mes nesh, aty kur dhe ku është e mundëshme, dhe

3- Mbajtja e maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ato të mbipopulluara….

PËR ASNJERËN prej këtyre pandemive NUK ka patur mjekim apo mjet parandalues specifik, POR përmes këtyre masave janë shpëtuar dhe me siguri do të shpëtohen jetë të paçmimta njerëzish e do të ulen dëmet e këtyre “flamave mbarëbotërore”…..

JU DUAM…..JU RESPEKTOJMË…..PËKUJDESEMI për ju në çdo moment….DUAJENI edhe më shumë jetën tuaj dhe të atyre që gjallojnë pranë jush…..Sars-Cov2/Covid-19 NUKU njeh moshë prekjeje, dhe virusi dëmton deri në rënim të plotë jo vetëm mushkëritë tuaja…..TOGETHER FOREVER!!!”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.