Standard.al

Shehu: Thirrja e Metës për forcimin e Reanimacionit, mos bjerë në “vesh të shurdhët”

0

Nga Tritan Shehu

 

Mbasi lexova prononcimin e Presidentit Meta per sherbimin e Reanimacionit, nje keshille Qeverise, qe uroj te mos bjere perseri ne “vesh te shurdher”!
Se pari dua te mbeshtes Presidentin per evidentimin qe i beri Reanimacionit, domosdoshmerise se forcimit, modernizimit e zgjerimit te tij ne struktura, poste, teknologji, materiale, forca njerezore etj, edhe ne perballjen Covid.
Nderkaq desheroj te kujtoj se megjithe kembenguljen tone prej muajit shkurt, ne kete drejtim jemi pothuaj ne vend, larg standarteve europiane.
Eshte e vertete qe sherbimet e Reanimacioneve kushtojne, kerkojne kapacitete te kualifikuara, mbeshtetje te gjere kolaterale, por mos te harojme se jane kufiri i fundit, qe ndan Jeten me Vdekjen.
Te aktivizosh, ndertosh a permiresosh strukturalisht nje sherbim reanimacioni kerkon profesionalizem te larte, parametra komplekse nga hapesirat, levizjet, qarkullimi e cilesia e ajrit, instalimet e sofistikuara, teknologjia e larte, etj, aq me shume kjo kur kemi te bejme me patologji te tilla infektive.
Fatkeqesisht edhe sot mbas disa muaj epidemi ne duhet akoma te permiresojme ato pak poste reanimacioni qe kemi ne Tirane e rrethet kryesore, te aktivizojme minimalisht 150 te rinj te tille nen parametra europiane.
Kjo nuk behet me improvizime sic mund te ndodhte ne shkurt, pra duke zgjatur disa tuba gazesh ne ambjente te degraduara a me parametra te pa pershtatshme, duke sjelle nje aparature aty e nje tjeter atje, sepse ketu kemi te bejme me nje shkence te vertete, qe kerkon inxhinieret e saj plot eksperience tashme.
Prandaj, kontraktoni me grupet e specializuara nga vendet reth nesh, ata dine te ndertojne te tilla struktura sic bene me mijera ne pak jave ne vendet e tyre…dhe te jeni te bindur se kostot do te jene krejt te perballueshme.
Nderkaq mendoni per personelin perkates, per trajnimin, shperblimin e nje numri shume te madh infermieresh e operatoresh, per te plotesuar ato sherbime, se bashku me mjeket perkates!
Ndryshe jo vetem e sotmja, por vecanerisht muajt qe vijne mund te jene tragjike

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.