Presidenti Meta: Familjarët e të prekurve nga COVID-19 meritojnë transparencë

0
100

Presidenti Ilir Meta reagoi pas publikimit të pamjeve që tregojnë familjarë të personave të prekur me koronavirus, të cilët presin përpara Spitalit Infektiv për informacion.Meta thotë se familjarët duhet të informohen me transparencë.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm,” shkruan Meta.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here