Ngjarja makabër në Pogradec/ Flasin fqinjët: Ia vari kokën te dera e jashtme, të arrestohet doktori që e la të lirë

0
113

Pogradeci u trondit rende pasditen e sotme pasi Olsi Çekiçi vrau me thikë të ëmën e tij, Firdes Çekiçi dhe më pas ja vari kokën te dera e jashtme e shtëpisë.

Ai ishte me probleme mendore por nuk pranonte të merrte mjekim dhe për më tepër dyshohej se përdorte lëndë narkotike.

Ndërkohë fqinjët akuzojnë shtetin për për këtë ngjarje pasi sipas tyre ai nuk duhet të kishte dalë nga spitali psikiatrik.

Ata deklarojnë se e moshuara kishte kërkuar ndihmë, por ata kishin frikë të dilnin.

“Kjo ngjarje na ka tronditur shumë, një nënë që ishte shpirt njeriu, nuk e di se si u bë kjo punë, kishte vajtur në polici, në çmendinën në Elbasan, por e kanë liruar. Thonë që përdorte lëndë narkotike. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derën jashtë në rrugë, e panë njerëz të tjerë. Thonë që thërriste ndihmë ndihmë. duhet të punonte shteti, se është marrë 3-4 herë, çfarë doktori është ai që e lëshon, duhet arrestuar në vend doktori. kishim frikë të dilnim, ndërronim rrugën se ishte i lojtur fliste me veten”, tha një prej banorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here