Mëngjesi nis me kthjellime, pasditja ka surpriza!

0
130

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.

Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar në vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të përfshihet sërish nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta. Konkretisht në temperatura të larta paraqitet

Pellgu i Mesdheut dhe pjesërisht Qendra e Europës. Ndërsa Ballkani perëndimor pjesërisht paraqitet me mot të vranët dhe rrebeshe shiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here