Standard.al

Kryetari i degës së PD në Greqi: Skandal, prej orësh rradhë në ambasadë, njerëzve po u rrezikohet jeta në kohë pandemie

0

Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci ka publikuar ne Facebook video nga situata e krijuar në Ambasadën shqiptare në Athinë, ku prej orësh njerëzit presin në radhë për të marrë shërbime.

Ai e quan këtë skandalin e ambasadës shqiptare që po e keqmenaxhon situatën duke rrezikur jetën e njerëzve ne kohe pandemie.

 

Postimi i plote:

Ja si i katandis qeveria e rilindjes, emigrantët shqiptarë në Greqi.

Drejtëpërdrejtë nga Ambasada Shqiptare ne Athinë.

Emigrantët presin në radhë të gjata, me fëmijë të vegjël, të ardhë nga ishuj dhe zona të tjera të Greqisë, për të aplikuar për pashaportë.

Në këtë kohë të veshtirë pandemie, njerzit torturohen dhe nuk marin shërbimin më minimal të tyre, kjo është e pa tolerueshme.

I bëj thirrje Edi Rames, të bej rrugëzgjidhje të menjëhershëme, të shtoj personel dhe t’ju shërbej qytetarëve në kohën dhe korrektësinë e duhur, pasi e ka kthyer Ambasadën në zyrat e Aleatit!

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.