“Jemi përballë një realitetit jo të lehtë”/ Mjeku thirrje qytetarëve: Ju flas si biri i një nëne të moshuar që rriskon

0
125

Mjeku Andrin Tahiri i ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit, të cilën e konsideron një nga emergjencat më të larta në nivel global.

“Covid-19 konsiderohet si emergjenca më e lartë në nivel global. Ju flas si mjek, si koleg, si prind dhe si biri i një nëne të moshuar që rriskon në situatën që është. Është e dukshme që situata e epidemisë do vazhdojë.

Do vazhdojmë edhe ne të përballemi. Por duhet të dimë të përballemi në këtë lloji situate duke edukuar sjelljen tonë.

Respektoni rregullat e higjienës, evitoni ardhjet në spital, përdorni maskat dhe respektoni distancat. Maska është kaq e thjeshtë për t’u mbajtur. Jemi përballë një realitetit jo të lehtë”, thotë Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here