Standard.al

Demalia: Procesi ndaj Orës pa shtrat ligjor, SPAK një “sëpatë” në duart e Ramës

0

Publicisti, Ilir Demalia, thotë se procesit të nisur ndaj Ora dhe Ora News si dhe pronarit Ylli Ndroqi nga SPAK i mungon shtrati ligjor.

Demalia: Goditja e Orws dhe Ndroqit nuk ka proces, i mungon shtrati juridik. Nuk e di se çfarë juristësh janë këta të SPAK sepse në këtë ndërmarrje politike që ka bërë SPAK për të goditur median dhe gazetarët është nisur nga dy indicie, nga Turqia dhe Italia por këto janë të panjohura nga gjykatat shqiptare dhe nuk ka kërkesë nga këto dy shtete për Yllin Ndroqi. Në Turqi nuk ka një dënim nga gjykata turke, mund të arrestohet kushdo, mund të më arrestojnë dhe mua nesër këtu. Në momentin që nuk kam një vendim gjyqësor si i dënuar për një proces unë jam njeri i pafajshëm dhe i kam të gjitha të drejtat. Nëse ky njeri do të ishte i dënuar në Turqi duhet të ishte në burg akoma, nuk do ishte më njeri i lirë.

Për Demaliaj, kjo është një goditje politike dhe që këtu SPAK ka dështuar.

Demalia: SPAK është një “sëpatë” në duart e pushtetit të Edi Ramës, që këtu ka mbaruar drejtësia. Në një shtet ligjor dhe demokratik drejtësia është e pavarur nga politika. Ta fillojnë dhe me Ylli Ndroqin nuk ka problem,  por pse në këtë moment, pa një procedurë legale, pse para zgjedhjeve? Pse nuk gjykojnë dhe media të tjera, biznesmenë të tjerë që janë në marrëdhënie me shtetin dhe abuzojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë?

E kam thënë që në fillim që nuk besoj te SPAK, sepse një SPAK që del nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda që mabn përgjegjësi të madhe për atë që ka ndodhur me krimet e rënda, vjen dhe do të bëjë drejtësi sot është e pamundur.

SPAK pse nuk heton gjyqtarët që me rroga kanë pasuri marramendëse. Ku i kanë gjetur këta miliona, shtëpi e vila? Këta gjyqëtarë sot japin dorëheqje ose shkarkohen nga vettingu dhe nuk hetohen por shkojnë pedagogë në Universitete që të përgatisin hajdutë të rinj ose shkojnë avokatë.

Arsyeja e goditjes së televizioneve për Demaliaj është e thjeshtë, denoncimet e abuzimeve të pushtetit qëndror dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Demalia:  Kjo është një goditje politike ndaj Ora News, për arsye se ishte i vetmi stacion që po shqetësonte Rilindjen, kryeministrin Rama, kryetarin e Bashkisë. Jo po i shqetësonte por po godiste rëndë dhe po ndërgjegjësonte diçka. Ora News nuk është Ylli Ndroqi por një grupim i madh gazetarësh të ndershëm që punojnë me ndërgjegje dhe ashtu siç i takon gazetarisë. Gazetaria duhet të jetë pushteti i katërt dhe pushteti i katërt gjykon pushtetin.Gazetarët e Ora News duhet ti qëndrojnë kësaj pavarësisht vështirësive që do të kenë se fundja e fundit është nder i madh të kesh titullin e gazetarit. Shumë kanë titullin e gazetarit në Shqipëri por nuk janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të bishtave të pushteteve, ose dje kanë qenë shërbëtorë të regjimit, sigurimit dhe pushtetit komunist në gazetën Zëri i Popullit. Ndyrësira që nuk kanë turp që nxjerrin fytyrën në televizor dhe sulmojnë koleget e tyre në mënyrën më të përbindshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.