“311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private”

0
131

Nga Përparim Spahiu

 

2.1 milion euro fitim për 2018-n raporton kompania Sani Servise e cila ofron shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikale (kostot e sterilizimit kalojnë ato të ndërhyrjeve kirurgjikale, nonsens i madh sipas ekspertëve).

731 mijë euro fitime raporton kompania 3P LifeLogistic e cila ofron shërbimin e Check-Up. Kontratë që do të zgjasë 10 vjet ku taksapaguesit do ti paguajnë 54 milion euro edhe nëse nuk bëhet asnjë analizë.

Kompania DiaVita, e cila ofron shërbimin e dializës realizoi 381 mijë euro.

Pra janë miliona euro të investuara në shëndetësi por qartazi duket se janë miliona euro të investuara për tu vjedhur pasi të gjithë shohim vështirësitë që ka sektori në manaxhimin e situatës.

Presidenti kërkoi dje më shumë buxhet, më shumë para, për manaxhimin e situatës së rëndë, dhe me të drejtë, pasi jetët njerëzore janë dhe duhet të jenë prioritet.

Pra, kërkohen më shumë para atje ku janë “hedhur” miliona euro.

Kjo quhet thjesht abuzim, dhe është normale, kur drejtohesh nga një bandë financiare e jo qeveri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here