“Vjedhje me dhunë”, OFL iu dërgon formularin e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve

0
146

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre personave në Tiranë të dënuar për vjedhje.

Në sitën e OFL do të kalojnë Xhesio Hajdari, Gentian Shehaj dhe Eno Barolli.
Kush janë tre të skeduarit.

– Xhesio Hajdari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë”, e kryer në bashkëpunim;

-Gentian Shehaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë” e kryer në bashkëpunim;

-Eno Barolli, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë” e kryer në bashkëpunim.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, njofton OFL.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here