Tragjedia në Beirut/ Specialistët e portit kishin kërkuar që të hiqej nitrati ndryshe do të shkatërrohej qyteti

0
117

108 të vdekur, më shumë se 4000 të plagosur dhe rreth 3 miliard dollare dëme materiale. Ky është bilanci tragjik i shpërthimit të djeshëm në portin e Bejrutit, i cili frikësoi të gjithë botën për nga mënyra se si ndodhi.

Nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për një shpërthim të shkaktuar nga 2 750 ton nitrat amoni të vendosur një njërën prej depove të portit të Bejrutit 6 vite më parë pasi u sekuestrua anija që e transportonte.

Hetimet kanë zbuluar se specialistët e portit i kanë kërkuar autoriteteve që ta heqin sasinë kolosale të nitratit nga ajo zonë pasi kjo lëndë njihet si mjaft shpërthyese dhe nëse kjo do të ndodhte, “do të shkatërronte qytetin”.

Kjo është ajo që shkruhej në raportin e tyre dhe duket se “profecia” është përmbushur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here