Trafikonin heroinë dhe kanabis nga Shqipëria, goditet grupit kriminal/ Ja çfarë zbuluan hetuesit

0
90

Një grup kriminal që merrej me trafikimin sistematik të lëndëve narkotike u godit nga policia e antidrogës në Igumenica të Greqisë.

Grupi merrej kryesisht me trafikun e heroinës dhe kanabisit.

Për të çmontuar grupin kriminal, u organizua një operacion policor, ku u arrestua edhe drejtuesi i organizatës. Pjesë e grupit ishin tri gra, njëra prej të cilave shqiptare.
Në dosjen hetimore për rastin janë përfshirë gjithsej 27 persona.

Anëtarët e përfshirë akuzohen për veprat penale si organizim kriminal, pastrim parash dhe shkelje të legjislacionit të drogës dhe armëve.

Pas hetimeve, ka rezultuar se grupi ka nisur veprimtarinë të paktën nga tetori i vitit 2017. Grupi u furnizua me drogë nga udhëheqësi, i cili e importoi nga Shqipëria përmes anëtarit shqiptar dhe më pas u kujdes për trafikimin e tyre të mëtejshëm përmes anëtarëve të tjerë

Gjatë hetimeve, ka rezultuar se anëtarët e grupit kanë kryer të paktën 900 transaksione të drogës, nga të cilat vlerësohet se të pandehurit kanë fituar mbi 90,000- euro.

Në hetimet e rregullta të kryera me ndihmën e një qeni policie në shtëpitë e anëtarëve të arrestuar si dhe në posedimin e tyre, u gjetën dhe konfiskuan gjithsej 14.415- euro, një armë kallashnikov, fishekë pushkësh, makina, doza heroine, kanabis në formë të papërpunuar, 126- pilula të drogës, 2 peshore elektronike, 5 telefona celularë dhe materiale për paketimin e drogës.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorin Publik të Thesprotisë, ndërsa puna për hetimin po vijon nga Departamenti i Prokurorisë në Igoumenitsa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here