Të dhënat e fundit nga koronavirusi në Malin e Zi/ Ja sa raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve

0
100

Në Mal të Zi, 50 raste të tjera të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, dhe katër persona vdiqën, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë.

Zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq, tha në konferencën për shtyp se janë testuar 481 persona, si dhe se 163 pacientë ishin shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë në Mal të Zi, janë regjistruar gjithsej 3,411 pacientë, ndërsa 57 persona kanë vdekur, nga të cilët 48 kanë vdekur në periudhën nga fillimi i qershorit deri sot. Shumica e pacientëve janë në Podgoricë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here