Shpërthimi i fuqishëm në Liban ka lënë të vdekur rreth 100 persona dhe ka plagosur mijëra të tjerë. Në mediat e huaja janë publikuar shumë foto prekëse të fëmijëve dhe personave të plagosur që enden dyerve të spitaleve të tejmbushura.
Një foto e shkrepur nga fotografi Bilal Jawich, ku një infermiere po mban një foshnje të dëmtuar nga shpërthimi, ka bërë xhiron e rrjetit.