Standard.al

Shokon ish-operativi i CIA-s: Në Berjut, tragjedia erdhi nga municionet ushtarake

0

Robert Baer, ​​një ish-operativ i CIA-s me përvojë të gjerë në Lindjen e Mesme, thotë se videot e shpërthimit në Berjut të Libanit, treguan se nitrati i amonit mund të ketë qenë i pranishëm në depo por ai nuk beson se ishte pikërisht nitrati i amonit përgjegjësi për shpërthimin masiv që ka lënë të paktën 80 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur.

Baer për ”CNN”, pohon se shpërthimi vdekjeprurës erdhi nga municionet ushtarake. “Ishte eksploziv ushtarak. Nuk ishte nitrat amoni. Jam mjaft i sigurt për këtë”.

Baer vuri në dukje se pluhuri i bardhë i parë në videot e incidentit para shpërthimit të madh, është tregues se nitrati i amonit ishte i pranishëm dhe po digjej. “Pothuajse duket si një aksident”, tha ai.

“Ishte paaftësi dhe mbase ishte korrupsion, por pyetja është nëse ishte eksploziv ushtarak, kush ishte duke shkuar ose pse ishte i ruajtur atje?”.

Cnn/R.Shtylla

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.