“Shiu shuan zjarret”/ Në dorë të Zotit, se ‘shteti rilindas’ na ka lënë me kohë

0
203

Prej një jave Shqipëria nga Veriu në Jug ishte nën pushtetin e flakëve. Shumica e tyre u konstatuan si zjarrëvënie të qëllimshme, ku synimi i ‘piromanëve’ ishin interesat e ndërtimeve dhe projekteve të tjera në favor të oligarkëve pranë qeverisë.

Pasuritë kombëtare të vendit i pamë live nga mediat tek digjeshin e ndërsa shteti dukej krejtësisht i pafuqishëm për të ndërhyrë.

Çdo qytetar pa me sytë e tij se shteti ynë është inekzistent. Ti si qytetar paguan taksa, ( rilindja i rriti me dyfish nga qeveria parardhëse) dhe nuk merr mbrpasht as shërbimet më minimale që mund të të ofrojë një shtet.

Në rast fatkeqësish, shteti rilindas ka treguar se është gjithnjë i papërgaditur. Si në përmbytje, tërmete e aq më keq në zjarre. “Rilindja” nuk i ka kushtuar asnjëherë vëmendjen e duhur fondit të emergjencave civile, pasi paratë e qytetarëve shkojnë për tendera e PPP, ku gjithnjë përfituesit janë një grusht oligarkësh që veprojnë pranë qeverisë.

U desh shiu që erdhi nga Zoti që të shuante pjesën më të madhe të flakëve, sidomos ato në jug të vendit.  Në fakt kjo ka qenë historia e shqiptarëve në këto 7 vite të pushteti rilindas.  Kemi shpëtuar nga fati e Zoti në shumë raste fatkeqësish, pasi të ishte për qeverinë dhe masat e saj, shanset për mbijetesë do kishin qenë fare pranë zeros.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here