Standard.al

“Rama do të marrë çdo pushtet në duart e tij…”/ Opozita kundër ndarjes së Shqipërisë në 4 rajone

0

Ligji për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, që e ndan Shqipërinë në 4 rajone, është kundërshtuar nga opozita e bashkuar. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, deklaruan se ligji është antikushtetues dhe qëllimi Ramës është elektoral dhe kërkon të marr kompetencat e pushtetit vendor.

Opozita ka kundërshtuar ligjin për zhvillimin rajonal dhe kohezionin, i cili e ndan Shqipërinë në 4 rajone.

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, thotë se me ketë ndarje  në shkelje të Kushtetutës, Edi Rama merr çdo pushtet në duart e tij, duke nisur nga fondet e BE-së të cilat centralizohen në një dorë ndërsa pushteti lokal dobësohet.

Çupi: Interesi i tij për miratimin e ligjit absurd që ndan Shqipërinë në 4 rajone është vetëm politik, eektoral dhe financiar.Ligji i miratuar pa zhurmë, ditën e miratimit të ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dobëson pushtetin lokal dhe rrit fuqinë e qeverisë qendrore, duke marrë kompetenca të bashkive apo të qarqeve. 

Ndërsa nënkryetyari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se qeveria në mënyrë dëshpëruese po shtrembëron ligjet në fuqi për të rrëmbyer  çtë mundet lidhur me pronën publike.

Vasili:Çfarë do të thotë me fjalë të thjeshta? Do të thotë pushtim nga qeveria i pushtetit lokal. Sepse këto rajone i mbivendosen dhe i rrëmbejnë kompetencat qarqeve të cilët janë të përcaktuar qartësisht në kushtetutën e Shqipërisë e ku ndodhen atje edhe sot e kësaj dite. Pasi flitet shumë qartë që njësitë e qeverisjes vendore, në nenin 108 të Kushtetutës, janë komunat ose bashkitë dhe qarqet. Kufijtë e tyre thotë neni 108 pika 2, nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. 

Vasili tha se me ligjin e kaluar në parlament, qeveria e ndan Shqipërinë në 4 çifligje, të cilat qeverisen nga një dorë vetëm nga qeveria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.