Standard.al

“Plotësoni kushtet ndryshe nuk ka futboll”/ Ja çfarë i kërkojnë qeverisë, nëntë klubet e Superiores

0

Liga e Futbollit Profesionist vendos bojkotimin e kampionatit dhe pak çaste më parë ka dalë me njoftimin e mëposhtëm, ku bëhet me dije se nga 12 shtatori kampionati nuk do të zhvillohet, në raste se nuk plotësohen katër kushtet e vendosura prej tyre.

Synohet ndryshimi i ligjit të sponsorizimeve, falja e borxheve dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale, përfshirjen në TVSH dhe përjashtimin e futbollistëve nga tatimi për të ardhurat, nga 2 në 10 vite.

Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.