Standard.al

Pjerin Ndreu kundër aktit normativ të qeverisë, mbështet pronarët e lokaleve: Shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit

0

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu nepermjet nje shkrimi ne Facebook del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai thotë se me Lezhën ka diskriminim dhe se është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit.

“Jam pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë. Që ka diskriminim me qytetet e tjera është krejt e qartë. Gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë etj. nuk i ndalon askush. Shqetësimi ynë është adresuar disa herë. Dikush do dalë të thotë se Akti Normativ thotë këtë dhe atë. Po dakord, po njëlloj për të gjithë. Ose një protokoll me numër të limituar pjesëmarrësish, sepse është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit. Ata që i shkruajnë ca gjëra si duket se kanë haberin se ca dmth me të prishë dasmën…”, shkruan Ndreu.

Ndreu

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.