Pa brekë nga skutat e Europës, sot ka miliarda në Bankat e Botës. Erdhi dita të korrë ç’ka mbjellë, gjithë ç’ka gëlltitur haram, do ta vjellë!

0
222

 

Po mbytet gjemia plot me rilindës,

S’dijnë ku shkojnë “trimat” prej frikës,

Ca hidhen në det, kokën të shpëtojnë,

Rilindësit e tjerë, në brekë po urinojnë.

 

Kapiteni i tyre bile dhe timonier,

Pirat mashtrues, hajdut ordiner,

Me hile kërkon ndonjë “kamerdare”,

Të shpëtojë lëkurën pa u lagur fare.

 

Kjo gjemi gërdallë ka futur ujë,

Që kur qelbësirat e sajuan,

Tani që punët shkuan rrokopujë,

Mjerë socialistët që e besuan.

 

Vetëm rilindësit hajdutë përfituan,

Çdo pasuri të këtij vendi përvetësuan,

Vodhën sa mundën, ropën e zhvatën,

Trashën qafën, bark e b*th mufatën.

 

Edhe timonieri i gjemisë gërdallë,

Për vehten e tij “zgjidhi” çdo hall,

Erdhi pa brekë nga skutat e Europës,

Sot ka miliarda në Bankat e Botës.

 

Po vjen dita të korrë ç’ka mbjellë,

Gjithë ç’ka gëlltitur haram, do ta vjellë,

Para popullit do të japë llogarinë,

Përveç burgut, ka gati dhe çmendinë.

 

*Vargjet të botuara në rrjetin social nga autori me mbishkrimin: Hasan Z. Kamberi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here