Lëvizja e Diasporës skeptike për ndryshimet ligjore: Mungon transparenca

0
109

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pritet të administrohet edhe procesi i votës së emigrantëve. Kjo është parashikuar në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor. A do ta mundësojnë këto nene të reja ligjore këtë proces. Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi, përfaqësues të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” shprehen skeptikë nëse shqiptarët jashtë vendit do të mund të prodhojnë mandate deputetësh, kjo edhe për mënyrën se si është specifikuar në ligj.

“Futja e termit të diasporës në kodin zgjedhor, patjetër që është hap pozitiv por në respektimin e afateve ne jemi pak skeptikë. Ne kemi një perceptim që ka një mungesë transparence dhe mungesë dëshire ne realizimin e kësaj”,- tha Maliqi.

“100 vite më parë Fan Noli ka qenë deputet i diasporës. Sot në 2020 as që nuk mundohet të ketë një përfaqësues në parlament. Dhe u prek kushtetuta për këto dy nene që u ndryshuan, të ishte prekur edhe kjo për të dhënë një sinjal të qartë që këtë e duan vërtet aktorët politikë shqiptarë”, shprehet Haçkaj.

Në kabinetin qeveritar shqiptar prej 3 vitesh tashmë është edhe Ministri i Shtetit për Diasporën. Dy përfaqësuesit e lëvizjes e vlerësojnë faktin e pasjes së një ministri shtetit për këtë çështje, por rezultatet duke se nuk i ka kënaqur. Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi e kanë ngritur jetën e tyre jashtë territorit të Shqipërisë dhe prej disa muajsh kanë krijuar lëvizjen e cila kërkon faktorizimin e diasporës në vendimmarrjen e brendshme të shtetit shqiptar. /EuroNews/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here