Standard.al

Konsulli i nderit në Liban: Ka zëra për sulm me raketë, shqiptarët janë mirë

0

Shkaku që çoi në shpërthimin apokaliptik në Bejrut të Libanit nuk është konfirmuar, por zyrtarë të lartë ushtarakë në vend dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një sulm.

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, thotë në ”A2cnn” se shqiptarët atje janë mirë.

”Deri më tani nuk ka informacione zyrtare. Ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë besojnë se bëhet fjalë për një sulm, ka gjithashtu zëra për se shpërthimi është shkaktuar nga raketë. Këtë e thonë edhe disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të Çernobilit, dhe ka pikëpyetje të mëdha mbi renë e kuqe të tymit që u ngrit mbi fabrike. Na informuan dje se reja e tymit ishte e rrezikshme dhe na u kërkua të bënin dush menjëherë. Edhe zyrat tona janë në gjendje të keqe, pasi vala e tronditjes ishte e madhe dhe të gjitha godinat në një rreze prej 20 km janë dëmtuar. 500 mijë deri në 600 mijë familje kane mbetur të pastrehë”.

Në Liban jetojnë edhe një sërë familjesh shqiptare, disa prej të cilave vetëm 20 km larg Bejrutit. Konsulli na siguron se të gjithë janë shëndoshë e mirë. ”Shqiptarët nuk janë prekur nga tragjedia, e nuk ka vdekje në radhët e tyre. Janë disa familje shqiptare që jetojnë në Beka’ rreth 20 kilometra larg Bejrutit, dhe të tjera që jetojnë në veri, në Tripoli. Por fatmirësisht janë mirë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.