Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare shërohet nga koronavirusi

0
108

Robert O’Brian, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shëruar nga koronavirusi i ri.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se O’Brian është kthyer në punë.

Ai ka rifilluar takimet e tij me presidentin, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot.

“Ai ka dalë negativ në dy testet për virusin, dhe ka qenë pa simptoma për më shumë se një javë”, tha Ullyot.

O’Brien është zyrtari i rangut më të lartë amerikan që është infektuar me koronavirus. Pas testimit pozitiv, në fund të muajit të kaluar, O’Brien u vetizolua dhe punoi nga një vend i sigurt, larg Shtëpisë së Bardhë.

Administrata amerikane tha se nuk kishte asnjë rrezik të ekspozimit ndaj presidentit ose nënpresidentit, Mike Pence.

Personeli i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe kushdo që bie në kontakt të ngushtë me presidentin dhe nënpresidentin, testohen çdo ditë për koronavirus.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here