Standard.al

Kandidatët e PD, filtrimi sipas modelit të agjencive amerikane

0

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve ka zhvilluar mbledhjen e radhës duke miratuar metodologjinë e punës deri në hartimin e listës finale që do i propozohet anëtarësisë për kandidatët e PD për deputetë dhe kryetar bashkie. Tre anëtarët e komisionit, Bujar Nishani, Genc Ruli dhe Enriketa Papa kanë marrë në duar formularët fillestarë që kanë plotësuar të propozuarit.

Në formularin e ngjashëm me modelin që ndjekin agjencitë ligjzbatuese amerikane, aspirantët për deputetë apo kryebashkiakë, duhet të informojnë nëse kanë qenë ndonjëherë të dënuar, nëse kanë kërkuar azil, nëse kanë jetuar më shumë se 1 muaj jashtë vendit, si e kanë bërë pasurinë e tyrë, nëse kanë biznese apo nëse kanë qenë të papunë.

Çdo kandidat duhet të dorëzojë edhe gjurmët daktilostopike në të kundërt humb të drejtën e garimit. Të dhënat e pavërteta, rrezikojnë largimin e tyre nga PD. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit kanë vlerësuar emrat e propozuar dhe kanë nënvizuar se përzgjedhja do jetë një proces i vështirë, por transparent.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.