Fundosja e varkës në Himarë, gjendet trupi i pajetë i gruas së mbytur

0
103

Është gjetur e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj kur stuhia e fundosi.

Gruaja ishte në varkë së bashku me një shoqërues, bashkëshortin dhe djalin. Ndërsa të tjerët ia kanë dalë të shpëtojnë, gruaja u shpall e zhdukur nga policia për pak kohë.

Policia informon mbi ngjarjen.

“Një milje përballë Dhërmiut, Policia Kufitare në bashkëpunim me Rojën Bregdetare bënë të mundur gjetjen e shtetases M.R , e cila ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det”, thotë policia.

Viktima është identifikuar si Mirela Rama. Familja është nisur për udhëtim për të zënë peshk në mëngjes, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.

Varka është përmbysur dhe ka zënë zonjën poshtë. Djali i saj e ka mbajtur për pak kohë në krah, ndërsa një stuhi tjetër e fuqishme ia ka marrë të ëmën nga duart.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here