Foto e frikshme/ Kjo është gropa gjigante e shkaktuar nga shpërthimi në Bejrut

0
129

Shpërthimi i djeshëm në Liban, i cili dyshohet se u shkaktuar nga 2 700 ton lëndë kimike të braktisura në port, ka krijuar nje grope gjigante ne kryeqytetin e Bejrut.

Me rënien e pluhurit dhe qartësimin e pamjes ka dalë në pah gropa e madhe e shkaktuar nga shpërthimi në portin e Bejrutit.

Pamjet nga ajri tregojnë një gropë gjigante të shkaktuar nga shpërthimi, i cili u krahasua me një bombë bërthamore.

Deri më tani janë konfirmuar 100 të vdekur dhe më shumë se 4 000 të plagosur, ndërsa kërkimet vijojnë më tej pasi dyshohet se numri i të vdekurve është shumë më i madh.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga 2 700 ton nitrat amoni të ruajtura pa kujdes në port, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here