Standard.al

EMRI/ Humb jetën në moshën 85 vjeçare një nga aktivistët më të vjetër të fesë islame në Tiranë

0

Pas një sëmundje të rëndë, që e vuante prej disa vitesh ndërron jetë një nga aktivistët dhe shërbyesit më të vjetër të Fesë Islame në Tiranë, ish-mësuesi i Kuranit në Medresenë e Tiranës, Rrahman Balla. Menjëherë pas rihapjes së fesë profesor Rrahmani, ashtu siç njihej nga të gjithë aktivizohet fillimisht me kurset e Kuranit Famëlartë, që u hapën njëkohësisht me rihapjen e Medresesë në mjediset e Xhamisë së Kokonozit në Pazarin e Ri në Tiranë

Megjithëse vuante nga sëmundja e Parkinsonit vitet e fundit mundohej të ishte aty në safin e parë dhe për sa Zoti i dha fuqi ai e thërriti ezanin, duke i ftuar besimtarët në namaz.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.