Deputetja dhe dy fëmijët infektohen me koronavirus: Jemi vetëizoluar

0
193

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj ka dalë pozitive me koronavirus.

Ajo e ka bërë publik rezultatin e tamponit me anë të një statusi në rrjetet sociale.

POSTIMI:

Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here