Standard.al

Covid-19/ PD: Që nga fillimi i korrikut, kemi numrin më të lartë të vdekjeve. Qeveria s’ka strategji

0

Ekspertja e Task-Forcës Anticovid pranë PD-së, Liliana Shyqyriu ka bërë fajtore qeverinë për mos menaxhimin e mirë të situatës ndaj Covid-19. Shyqyriu shprehet se që prej fillimit të muajit korrik, Shqipëria ka qenë një nga 10 vendet e para në Europë përsa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve.

Reagimi i plotë:

Rekordet e pathyeshme te Epidemisë

Që me fillimin e epidemisë së Covid-19 në vendin tonë ka pasur një rekord në nivel Europian i cili është mbajtur nga Shqipëria dhe ka qëndruar i pathyer për të gjithë periudhën. Ky është ai i testimeve për 1 Milion banorë ku ne klasifikohemi gjatë gjithë kohës në vendin e fundit dhe vendi i parafundit ka më shumë se dyfishin e testeve tona.

Këtij rekordi fatkeqësisht ju shtua me vonë rekordi i mungesës së një strategjie të qartë sidomos objektivi i cili do parandalonte parandalimin e përhapjes së Covid-19 në grupet vulnerabël të popullatës personat me moshë mbi 65 vjec, personat e prekur nga sëmundjet kronike dhe personeli shëndetësor, grupe të cilat gjate gjithe kohes u goditen vrullshëm nga epidemia.

Gjatë muajit korrik dhe në vazhdim këtyre dy rekordeve ju shtuan dhe dy rekorde të tjera të cilat penalizojnë direkt shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqipëtarë. Që prej fillimit të muajit korrik ne kemi qënë nje nga 10 vendet e para ne Europë përsa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë.

Këto janë dhe rekordet më fatkeqe te gjithë periudhës së epidemisë. Përfundimisht Institucionet Shëndetësore janë treguar të paafta në vënien në eficiencë të një strategjie por kanë arritur të mbajnë me fanatizëm rekordet negative . Shpresojmë që kritikat dhe sugjerimet e shumta që janë bërë ndaj tyre në funksion të shëndetit të qytetarëve të mos vazhdojnë të bien në vesh te shurdhër dhe te shërbejnë për të rikthyer sigurinë, qetësine dhe garancinë qytetareve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.